
SHKODËR- Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit Shkëlqim Kazazi, i cili ishte deklaruar i zhdukur 3 ditë më parë nga vëllai i tij. Policia po heton rreth shkaqeve të ngjarjes, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
/ZËRI