
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht nga dy burra. Sipas të dhënave që ka bërë me dije Policia e Shtetit, denoncimi është bërë nga nëna e të riut, e cila pretendon se abuzimi ka ndodhur rreth 12 ditë më parë, por nuk dihen se në cilat rrethana, dy abuzuesit kanë rënë në kontakt me 31-vjeçarit. Me të bërë denoncimin, menjëherë Policia ka vendosur në pranga 44-vjeçar dhe një 59-vjeçar, të cilët janë identifikuar vetëm me inicialet B.J. dhe R.B.. Edne nuk dihen identitetet e tyre të plotë dhe versioni i tyre lidhur me ngjarjen. Megjithatë, hetimet vazhdojnë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara./ZËRI