Aktualitet

E leu me benzinë dhe tentoi të digjte ish-gruan, 12 vjet burg për shqiptarin në Greqi

Fatmirësisht 17-vjeçari ka reaguar i qetë, duke frenuar të atin, për pasojë nëna ka arritur të largohet dhe të shkojë në Polici.

k.m.

E leu me benzinë dhe tentoi të digjte ish-gruan, 12 vjet burg për

GREQI- Gjykata e Volos ka dënuar me 12 vite burg një shqiptar për tentativë vrasje me dashje dhe tentativë zjarrvënie me pasojë rrezik për njerëzit. Sipas mediave greke, shqiptari, 52-vjeçi me profesion ndërtues, më 29 dhjetor 2022, ka larë me benzinë ish-bashkëshorten e tij teksa ajo po dilte nga makina e saj me djalin e tyre 17-vjeçarin, ndërsa ka hedhur edhe benzinë mbi makinën duke e kërcënuar se do ta djegë.

Fatmirësisht 17-vjeçari ka reaguar i qetë, duke frenuar të atin, për pasojë nëna ka arritur të largohet dhe të shkojë në Polici.

Teksa kërkonte falje para gjykatës, shqiptari dëshmoi se nuk kishte ndërmend t’i vinte zjarrin gruas me të cilën ishin divorcuar, por nuk e linte të shihte fëmijën e tyre, për pasojë gjatë pushimeve e kishte pushtuar dëshpërimi për shkak se ishte vetëm. Megjithatë falja e tij nuk ia lehtësoi burgun./ZËRI

Poll

MOS HUMB