
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë u regjistrua një javë më parë në qytetin e Shkodërs. Dedush Gjoni 52 vjeç, u qëllua me grushte pranë Teatrit Migjeni nga Cen Sela, 63 vjeç, i cili u ndalua pas ngjarjes. Policia gjatë kontrollit të banesës së tij gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat 63 vjeçari i mbante pa leje. Zanafilla e sherrit ishte transportimi i disa pasagjerëve, që më pas denigroi në përplasje fizike ku Gjoni mbeti i lënduar.
Për shkak të plageëve të marra dhe të gjëndjes së rëndë, ai qëndroi në koma për një javë. Ditën e sotme (13 shtatot) Dedush Gjoni ka ndërruar jetë në spital./ ZËRI