Aktualitet

U mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, Jamarbër Malltezi kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm

Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani

E.K
U mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, Jamarbër Malltezi kërkon
Jamarber Malltezi ne GJKKO

TIRANË- Dy ditë pasi u njoh me akuzat e SPAK për korrupsion të kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në Apelin e Posaçëm, ku do ka kërkuar heqjen e masës së arrestit të shtëpisë, që është në fuqi prej më shumë se 9 muajsh.

Malltezi ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë, ndërsa seanca është shtyrë për në orën 14:30.

“SPAK nuk ka futur të bëjë pjesë të dosjes fletoren zyrtare ligjet e kohës. Kjo tregon nështrimin politik. E kanë bërë të qartë vijimi është me të njëjtën masë. Ne i treguam gjykatës që prokurorët kanë dalë në gënjeshtër. Ka kod të veçantë për Edi Ramën dhe kod të veçantë për Sali Berishës. Ka vjedh tokë në Gjipe, asgjë nuk ka. Këto deklarova në gjykatë", deklaroi Malltezi para SPAK.

Malltezi e konsideron proces politik arrestimin e tij dhe të Berishës, ndërkohë që prej muajsh të dyve atyre u janë mohuar kërkesat për një masë më të butë sigurie.

Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë/ ZËRI

Poll

MOS HUMB