
GREQI- Do të përcillet sot për në banesën e fundit, 20-vjeçari shqiptar Orgito LLoci, i cili humbi jetën në Kretë, pas një një sherri me disa të rinj të tjerë.
Nga raporti mjekësor, u zbulua se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër.
Sipas medias greke flashnews.gr, mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte një histori me probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin u përfshi, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë.
Ndërkohë që policia shoqëroi 5 të rinjtë, me të cilët Lloci u konfliktua, edhe pse tashmë ndaj trye pritet që të bien akuzat, sa kohë që ekspertiza ka provuar se i riu nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës.
Orgito Lloci, pas përfundimit të konfliktit nuk u ndje mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë./ZËRI