
MALI I ZI- Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë lëndë narkotike në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit. Lidhur me këtë operacion mësohet se 2 persona të paidentifikuar kanë arritur të largohen drejt Shqipërisë. Ata dyshohet se ishin duke transportuar lëndën narkotike, por sapo kanë parë ekipet policore, kanë lënë çantat, për t’u rikthyer drejt territorit shqiptar, shkruan vijesti.
Policia ka sekuestruar tre çantat e mbushura me kanabis, ndërsa droga ishte e ndarë në 119 pako me peshë rreth 66 kilogramë. Ndërkohë Policia shqiptare është në kërkim të dy personave të arratisur dhe për gjithçka është njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë./ZËRI