Aktualitet

Efektivët përplasen me hajdutin në Korçë, 37-vjeçari thyen derën e tenton të arratiset, plagoset një nga policët

Pasi mori mjekimin, i riu u prangos dhe u dërgua në komisariat.

F.m
Efektivët përplasen me hajdutin në Korçë,
Policia e Korçës

KORÇË- Efektivët e komisariatit të policisë së Korçës janë përplasur këtë pasdite me një person të shpallur në kërkim për vjedhje. E.B, 37 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi ishte future në banesën e një qytetari dhe kishte vjedhur një televizor, një shumë parash dhe disa sende të tjera. Për rrjedhojë, efektivët u paraqitën në shtëpinë e 37-vjeçarit për ta  shoqëruar, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Madje, ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës  dhe ka tentuar të largohej nga dera  tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë. Fillimisht, E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës. Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së 37-vjeçarit. Pasi mori mjekimin, i riu u prangos dhe u dërgua në komisariat.

Njoftimi i policisë Korçë:

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë,  i cili ka deklaruar se  mesditën e sotme  kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se  i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera. Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga  Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi  E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë,  person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit  E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur. Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës  dhe ka tentuar të largohej nga dera  tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë. Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës. Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.. Shtetasi E.B,  pas mjekimit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë  dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Poll

MOS HUMB