Aktualitet

Akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari

Sipas autoriteteve, 34-vjeçari është dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në vitin 2022.

I.F
Akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Suedia
Foto ilustruese

TIRANË- Një shqiptar është ekstraduar nga Suedia në Shqipëri pasi akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e emigrantëve. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin nga Fieri, Klajdi Kondo alias Klajdi Meto. Sipas autoriteteve, 34-vjeçari është dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në vitin 2022.

Ai akuzohet se gjatë viteve 2020-2021 në bashkëpunim me persona të tjerë ka transportuar ilegalisht në Itali emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, K. K. alias K. M., 34 vjeç, i lindur në Fier. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Shtetasi K. K. alias K. M. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB