Aktualitet

U nis nga fshati Shëngjergj me tritol e armë për ti shitur në Tiranë, kapet në mes të rrugës 46-vjeçari

Meta është kapur në flagrancë me 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në mjet

F.I
U nis nga fshati Shëngjergj me tritol e armë për ti shitur
pamje nga operacioni

TIRANË-Urim Meta, 46 vjeç është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit “Synimi". Meta është kapur në flagrancë me 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në mjet, të cilat dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Synimi". Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë.

Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi".

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB