Politikë

Protestat në Tiranë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Gati të negociojmë dialogun

Përmes një mesazhi publik, OSBE bën thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës.

zh.ll
Protestat në Tiranë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri:
foto ilustruese

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat dhe situatën e krijuar në vend, kryesisht në Tiranë. Përmes një mesazhi publik, OSBE bën thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës. Gjithashtu, OSBE shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e dialogut mes palëve, nëse një gjë e tillë kërkohet.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në mesazhin e tyre.

Reagimi i OSBE-së vjen pas apelit të Presidentit Bajram Begaj, i cili përsëriti sërish thirrjen për qetësi dhe për dialog, me qëllim uljen e tensioneve në vend. /ZËRI

Poll

MOS HUMB