Aktualitet

Kush i çoi mesazh me tritol? Sabah Nuzi: Nuk e njoh Oltjon Klosin, ma dhanë ta kryeja si porosi, borxhin ma kishte Gjonaj

Sipas Nuzit, porosinë për të vendosur eksplozivin në makinën e Klosit e ka dhënë për llogari të personave të tjerë që kanë pasur konflikte me 36 vjeçarin Klosi

F.I
Kush i çoi mesazh me tritol? Sabah Nuzi: Nuk e njoh Oltjon Klosin, ma
Oltjon Klosi

TIRANË-Hetimet për ngjarjen e 10 marsit, ku një sasi tritoli shpërtheu në automjetin e Oltjon Klosit kanë marrë një tjetër rrjedhë. Në lidhje me ngjarjen një ditë më parë në pranga u vendosën 7 persona, ndërsa u raportua se porosia u dha nga Sabah Nuzi, i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës.  Nuzi, u arrestua në shtator të 2025 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi.

Në fillim u dyshua për një konflikt mes tij dhe Klosit lidhur me një borxh prej 15 mijë eurosh e prishjes të pazareve të drogës, por Nuzi ka deklaruar se nuk e njeh Oltjon Klosin dhe borxhin ja kishte Jurgen Gjonaj, personi i cili vendosi tritolin. Shkak i borxhit sipas tij ishte humbja e një ngarkese droge në Gjermani. Dhe nëse Gjonaj merrte përsipër shpërthimin e makinës me tritol, në këtë formë i kishte shlyer borxhin Sabah Nuzit.

Sipas Nuzit, porosinë për të vendosur eksplozivin në makinën e Klosit e ka dhënë për llogari të personave të tjerë që kanë pasur konflikte me 36 vjeçarin Klosi, emrat e të cilëve ai nuk i deklaron për grupin hetimor.

32-vjeçai Jurgen Gjonaj, dyshohet se ka vendosur dhe shpërthyer tritolin në automjetin e Oltjon Klosit. Gjonaj është ndihmuar nga 6 persona të tjerë, ndërsa lëndën plasëse e vendosi për llogari të Sabah Nuzit. Gjonaj u ndihmua nga Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të Klosit, biçikletën me të cilën ka lëvizi, si dhe banesën ku është strehuar, pasi vendosi sasinë e lëndës eksplozive. 

Të arrestuarit në lidhje me ngjarjen janë Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama 24 vjeç dhe Eklips Leti 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim; dhe Glentjan Kojtari 29 vjeç, Dorjan Hamolli 34 vjeç dhe Geris Molla 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB