Aktualitet

"Revanshi"/ GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehur, mes tyre Durim Bami, Aldo Avdylaj e Marklen Haka

SPAK e akuzon Durim Bamin për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, të Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

F.I
"Revanshi"/ GJKKO kalon për gjykim 7 të pandehur, mes tyre
Aldo Avdyli, Marklen Haka dhe Durim Bami

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim shtatë nga të pandehurit e dosjes “Revanshi”. Mësohet se për gjykm kanë kaluar Durim Bami, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Altin Morina, Marklen Haka, Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik, të cilët janë të arrestyar, ndërsa dosja për 20 të tjerët, që janë në kërkim, është veçuar.

SPAK e akuzon Durim Bamin për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, të Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit kryer kjo në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Njëherësh, Durim Bami, akuzohet nga SPAK dhe për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Ndaj Aldo Avdylajt rëndojnë akuzat e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje dhe grup i strukturuar kriminal. Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s akuzohet për kultivim bimësh narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Marklen Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. 

Jozi Kraja akuzohet gjithashtu për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e vëllezërve dhe grup i strukturuar kriminal. Ish-polici Henerigert Mitri akuzohet për kultivim lëndësh narkotike, grup i strukturuar kriminal si dhe shpërdorim detyre. Ndërsa Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) akuzohet për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB