
FIER- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar në Fier. Një makinë ka përplasur për vdekje një grua, ndërsa drejtuesi është larguar nga vendngjarja. Viktima, ende e paidentifikuar, është gjetur anësh rrugës në aksin Fier-Lushnjë dhe më pas është transportuar me ambulancë në spital, por nuk ka mundur të mbijetoj për shkak të plagëve të marra.
Policia bën me dije se po punon për të identifikuar viktimën dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
"Rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.
Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar", njofton Policia. /ZËRI