
KURBIN- 53-vjeçari Kastriot Lleshaj që ishte pronari i subjektit ku humbi jetën 61-vjeçari, është arrestuar. Dyshohet se 61-vjeçari, Fatmir Haxhiu ra nga një lartësi teksa po punonte në kompaninë e interteve në lumin Mat, për shkak të shkeljeve të rregullave të mbrojtjes në punë.
“Gjithashtu, dyshohet se shtetasi K. Ll. ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti. Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njofton Policia.
Policia bën me dije se 53 vjeçari ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbardhjes së ngjarjes. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe vëllai i 53-vjeçarit, Mark Lleshaj, i cili është bashkëpronar, së bashku me drejtuesin teknik Ilirjan Xhixha. /ZËRI