
ELBASAN- Një fëmijë vetëm 6 vjeç ka humbur jetën. I mituri, pasi u denoncua si i humbur nga gjyshja e tij një ditë më parë, u gjet sot pa shenja jete pranë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”. E gjyshja njoftoi dje Policinë pasi pretendoi se kishte humbur kontaktet prej më shumë se tre orësh me të nipin. 6-vjeçari u gjet mbrëmë pa jetë buzë lumit.
Po sipas Policisë, nga kqyrja paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj edhe dyshohet se është mbytur në lumë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit./ZËRI