Aktualitet

U dëmtua gjatë tërmetit, 65 familje të një pallati në Durrës kërcënojnë me grevë urie

Të mbetur pa shtëpi prej tërmetit dhe pa bonus qiraje prej një viti, këto familje ndodhen në vështirësi të shumta ekonomike.

f.t
U dëmtua gjatë tërmetit, 65 familje të një pallati
foto ilustruese

DURRËS-Pa bonus qiraje dhe pa shtëpi, 65 familje në Durrës kanë mbetur në pikë të hallit. Banorët e pallatit nr.15, pranë tregut të vogël industrial në Durrës kanë dalë në protestën e radhës para bashkisë, pasi kërkojnë nisjen sa më parë të punimeve. 

Të mbetur pa shtëpi prej tërmetit dhe pa bonus qiraje prej një viti, këto familje ndodhen në vështirësi të shumta ekonomike. Disa prej tyre janë gati të futen në grevë urie, për të tërhequr vëmendjen e strukturave shtetërore për t’i dhënë zgjidhje hallit të tyre.

Pallati në fjalë është përfshirë në listën e 7 godinave që do të riforcohen me fondet e bashkisë Durrës. Institucioni i qeverisjes vendore është në pritje të vendimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit për dhënien e aprovimit lidhur me këto 7 godina dhe më pas do të zhvillohen procedurat e tenderit për riforcimin e pallateve me dëme të shkallës DS4./ZËRI

Poll

MOS HUMB