Aktualitet

Tregu 'përmbytet' nga vaji i palmës, në 2024 u importua 2.9 milion litra, ekspertët: Ka çmim të ulët, por është i rrezikshëm

Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme. Më konkretisht, është vënë re prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme.

F.m
Tregu 'përmbytet' nga vaji i palmës, në 2024 u importua
Foto Ilustruese

TIRANË- Tregu në Shqipëri është përmbytur nga vaji i palmës, pasi vetëm në vitin 2024 rezulton se janë importuar 2.9 milion litra vaj palme. Sokol Abazi, ekspert i sigurisë ushqimore shprehet se vaji i palmës shërben për të përgatitur qumështin e ambalazhuar, në mungesë së sasisë së bulmetit, duke qenë se numri i gjedhëve është në rënie.

“Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë,”- shprehet Sokol Abazi, ekspert i sigurisë ushqimore.

“Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa. Nuk është më qumësht por një nënprodukt i qumështit, por është mashtrim pasi ti kur i jep një fëmijë qumësht lope, dhie, deleje në fakt po i japim prodhim bimor vaj palme,”- shton Abazi.

Leda Ferrollari, nutricioniste shprehet se sikurse yndyrnat bimore dhe ato shtazore vaji i palmës ka tendencën të depozitohet tek enët e gjakut, dhe kjo sjell pasoja për shëndetin e konsumatorit.

“Yndyrat e larta në gjak shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet apo dhe veshka”, tha Ferrollari.

Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme. Më konkretisht, është vënë re prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme.

Por cilat janë efektet e vajit të palmës në organizmin e njeriut?  

Vaji i Palmës është përdorur prej shekujsh në gatim, për shkak se është i lirë dhe është i pasur me antioksidantë natyrorë, përfshirë vitaminat A dhe E. Megjithatë, ka efekte anësore që paraqesin rreziqe serioze për shëndetin tonë.

Ka nivele të larta të yndyrave, të cilat janë kërcënim për shëndetin kardiovaskular. Një analizë holandeze, e publikuar në vitin 2003 studioi të dhënat nga 35 qendra klinike dhe zbuloi se acidi palmitik rriti nivelin e kolesterolit që tregon rrezik i njohur gjerësisht për sëmundjet e zemrës.

Vaji i palmës shumë e vështirë të tretet për shkak se është më i trashë se vajrat e tjera.

Rreziqet e vajit të palmës të oksiduar përfshijnë organotoksicitetin e zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive si dhe dëmtim të organeve riprodhuese të cilat çojnë deri në shkaktimin e kancerit.

Poll

MOS HUMB