Aktualitet

Lejoi derdhjen e ujërave me përbërje të panjohur në det, arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Vlorë

Sipas Policisë, më 5 prill ai ka lejuar derdhjen e ujërave me përbërje të panjohur nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje në gjirin e Dhralesë.

I.F
Lejoi derdhjen e ujërave me përbërje të panjohur në
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Një 45-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi ka lejuar derdhjen e ujërave me përmbajtje të panjohur në det. 45-vjeçari, i cili është inxhinier në një kompani ndërtimi, po kryente punime në zonën e Palasës. Sipas Policisë, më 5 prill ai ka lejuar derdhjen e ujërave me përbërje të panjohur nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje në gjirin e Dhralesë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier teknik i një firme ndërtimi që po kryente punime në zonën e Palasës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 05.04.2025, ka lejuar derdhjen në det të ujërave me përbërje të panjohur, nga zona e punimeve ndërtimore, duke shkaktuar ndotje të gjirit të Dhralesë dhe prishje të ekuilibrit ekologjik në këtë zonë bregdetare.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet në rrugën “Dhimitër Konomi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB