Aktualitet

Shkrumbohet lokali dhe kati i tretë i një banese në Tiranë

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

F.m
Shkrumbohet lokali dhe kati i tretë i një banese në Tiranë
Foto Ilustruese

TIRANË- Një lokal është djegur në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se rreth orës 03:25 ka rënë zjarr në një lokal në pronësi të një personi me inicialet E.A.. Për pasojë, lokali është shkrumbuar tërësisht. Në njoftim thuhet gjithashtu se zjarr ka rënë edhe në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

•Rreth orës 03:25, dyshohet se si pasojë një difekti teknik ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë lokali është djegur plotësisht. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

-Informacion paraprak: Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB