
TIRANË- Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e komisariatit nr.4 në Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se Saimir Allmuça është ndaluar nga efektivët në Rrugën e Dibrës ku dhe i është ushtruar kontroll dhe i është gjetur një thikë. Më pas, autoritetet kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e Allmuçës dhe kanë gjetur e sekuestruar 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Njoftimi i policisë Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor “The Holder”. Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme në të gjitha fushat e shfaqjes së saj, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë). Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.