Aktualitet

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë! GJKKO lë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin

Deputetja e Partisë së Lirisë kërkoi revokimin e masës së sigurimit të vendosur ndaj saj.

F.I
Kërkoi heqjen e masës së sigurisë! GJKKO lë në
Monika Kryemadhi

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi të hënën e 7 prillit masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin. Deputetja e Partisë së Lirisë kërkoi revokimin e masës së sigurimit të vendosur ndaj saj. Kryemadhi ndodhet nën masës e sigurisë detyrim paraqitjeje, e akuzuar për korrupsion dhe fshehje. pasurie.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 07.04.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Si Kryemadhi, ashtu edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta; të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut "313" në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB