Aktualitet

Tragjike! Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare në Ksamil, e mitura ndërron jetë (EMRI)

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në një parkim privat, pranë plazhit të Ksamilit, ku shtetasi Ergys Marku, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht të bijën.

l.k
Tragjike! Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën
Foto ilustruese

KSAMIL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Ksamil, ku një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në një parkim privat, pranë plazhit të Ksamilit, ku shtetasi Ergys Marku, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht të bijën.

Për shkak të plagëve të marra, 4-vjeçarja ka ndërruar jetë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:30, në një parkim privat, pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, 4 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB