Aktualitet

VIDEO/ Kapet në Palasë Renardo Nallbani, i kërkuar nga SPAK për Inceneratorin e Tiranës

Sipas hetimeve të SPAK, Nallbani dyshohet se është pjesë e grupit të strukturuar kriminal të hetuar për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

l.k
VIDEO/ Kapet në Palasë Renardo Nallbani, i kërkuar nga SPAK
Pamje nga arrestimi i Renard Nallbanit

VLORË- Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia ka bërë të mundur arrestimin e Renardo Nallbanit, i cili ndodhej në një vilë në Palasë.

Sipas policisë, 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në korrik 2024 GJKKO i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kryerjes së veprave penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Operacioni u zhvillua nga strukturat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë.

NJFOTIMI I POLCISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”.

Kapet një shtetas shumë i kërkuar, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprimtari kriminale të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Operacioni u zhvillua nga Forcat Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të kryera nga strukturat operacionale të DVP Vlorë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vila”.Në kuadër të këtij operacioni, në një vilë në Palasë, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin shumë të kërkuar R. N., 50 vjeç, lindur në Fier.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në korrik të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve të SPAK, Nallbani dyshohet se është pjesë e grupit të strukturuar kriminal të hetuar për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Grupi dyshohet se ka pastruar rreth 30 milionë euro pasuri përmes faturave fiktive nga 'Integratet Energy B.V. SPV', kompania që ka lidhur kontratën për Inceneratorin e Tiranës. Organi i akuzës, thotë se aktiviteti kriminal i këtij grupi është kryer në vazhdimësi që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare.

Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro.

Njoftimi i SPAK PËR NALLBATIN:

Renardo Nallbani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal,.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB