Aktualitet

Tragjedi në Koman/ 20-vjeçari kosovar mbytet në liqen teksa lahej me shokët

I riu, i identifikuar me inicialet L. D., ndodhej në liqen së bashku me disa shokë, kur dyshohet se është mbytur.

M.K.
Tragjedi në Koman/ 20-vjeçari kosovar mbytet në liqen teksa
Foto ilustruese

TROPOJË- Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në liqenin e Komanit, teksa po lahej në ujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. I riu, i identifikuar me inicialet L. D., ndodhej në liqen së bashku me disa shokë, kur dyshohet se është mbytur.

Pas njoftimit për ngjarjen, autoritetet janë vënë në lëvizje për të nxjerrë trupin dhe për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të dinamikës, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me rrethanat e mbytjes.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB