Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në vend, përfshihet nga flakët pylli i Sodës në Vlorë, rrezikohen 10 banesa

Si pasojë e flakëve të cilat po favorizohen nga era e fortë, rrezikohen 10 banesa.

F.I
Tjetër vatër zjarri në vend, përfshihet nga flakët
pamje nga zjarri

VLORË-Pavarësisht motit me stuhi e reshje të denduar shiu në disa zona, vatrat e zjarrit nuk kanë munguar në vend. Një zjarr masiv ka përshirë Pyllin e Sodës në Vlorë.

Si pasojë e flakëve të cilat po favorizohen nga era e fortë, rrezikohen 10 banesa. Ndërkohë mësohet se shërbimet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej./ZËRI

Poll

MOS HUMB