Aktualitet

Zjarr i madh në Lushnjë, përfshihet nga flakët edhe biznesi me lëndë drusore (VIDEO)

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

F.I
Zjarr i madh në Lushnjë, përfshihet nga flakët edhe biznesi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LUSHNJË-Një zjarr i madh është regjistruar në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë". Flakët e favorizuara nga era kanë përfshirë edhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore. Pesë zjarrfijese ndodhen në vendngjarje në zonën e Qafës së Sokolit, pranë rreth rrotullimit të Çermës, për të vënë flakët nën kontroll. Fatmirësisht nuk raportohet për të lëmduar, por dëmet materiale janë të shumta.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur "Qafa e Sokolit", në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore. Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB