Aktualitet

TIRANË/ Plagoset me thikë pranë 'Petro Ninit', i plagosuri dërgohet në spital

Pas incidentit i plagosuri është transportuar drejt spitalit ku pritet të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore.

M.K.
TIRANË/ Plagoset me thikë pranë 'Petro Ninit', i
foto ilustruese

TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë shkollës Petro Nini.

Pas incidentit i plagosuri është transportuar drejt spitalit ku pritet të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur plagosja mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihen detaje të tjera mbi personin apo personat e përfshirë në ngjarje.

Policia pritet të kryejë veprimet hetimore për të sqaruar dinamikën e incidentit dhe për të identifikuar autorin e dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB