Aktualitet

Familjet e ish-krerëve të UÇK-së shtyjnë takimin me Haxhiun,pas vendimit të Kuvendit

Në një letër të bërë publike nga Altin Krasniqi familjet kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar ndërsa shprehin mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës.

M.K.
Familjet e ish-krerëve të UÇK-së shtyjnë takimin me
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

KOSOVA- Një qëndrim i përbashkët vjen nga familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit pas zhvillimeve të fundit në Hagë. Në një letër të bërë publike nga Altin Krasniqi familjet kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar ndërsa shprehin mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës.

Në reagimin e tyre familjet theksojnë se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin në raport me Dhomat e Specializuara.

Sa i përket takimit me Albulena Haxhiun, familjet bëjnë të ditur se e vlerësojnë komunikimin, por shprehen se preferojnë që takimi të zhvillohet pas vendimit të Kuvendit. Sipas tyre, kjo do të shmangte çdo keqkuptim lidhur me ndikimin e familjeve në vendimmarrjen e institucioneve.

Letra:

Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë. Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara. E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB