
TIRANË-Avokati Genc Gjokutaj është justifikuar sërish, pas thirrjeve për dhunë që bëri pak ditë më parë. Policia ka njoftuar se ka nisur procedim penal për Gjokutajn për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“. Gjokutaj në konferencën për mediat, ku shoqëronte vajzën e ish-kryeministrit, Argita Malltezin, ka sqaruar se thirrjet për vrasje nuk ishin për të vrarë njerëz por për të zhdukur fenomenin e Patronazhistit. Sipas tij thirrjet për dhunë ishin metaforike, letrare.
"Nuk flasim për shkrim e këndim këtu. Shikoni Po unë e kam bërë atë status. Kjo ka të bëjë natën kur u vendos amendimi i Kodit Zgjedhor. Në optikën time rrotacionin e shikoj vetëm në bazë të protestës popullore. Kam thënë në atë status thyeni cdo sportel. Unë nuk e di sesa e kanë studiuar letërsinë. Të thyesh sportel nuk sjell ndonjë zhvillim. Ka korealicion me zgjedhjet. Nuk është hartim temë e lirë. Ka lidhje me zgjedhjet e lira. Këta do të vijojnë me patronazhistët apo do të kemi zgjedhjet e lira. Kush janë sportelet, janë fondet publike, paratë që u merren miletit. Taksat që duhet të vihen në shërbim të njerëzve, e jo të pushtetit të nesërm. Rrihni cdo polic—ajo është mosbindja civile sepse nuk del njeri e rrihet me policin se është I gomuar. U them vrisni, nuk e di nëse ju keni arsim letërsinë? Filologjinë keni mbaruar? ‘Vrisni’ është në thojza. Unë i dal për zot kësaj pune. Vrasja nuk është për të bërë unë thirrje të vriten njerëz, vrasja është zhdukja e fenomenit të patronazhimit. Ky është thelbi i statusit. Mos u merakos se asnjë patronazhist nuk do të vritet, e as një polic nuk do të rrihet e asnjë sportel nuk do të thyhet. Bravo të qoftë për kurajon që ke ke rënë në dashuri me këtë pushtet e shqetësohesh për një thirrje që kam bërë unë qoftë dhe gabim të jetë ajo. E konsideroj qëndrimin jo qytetar,"-u shpreh avokati.
Çfarë shkruante Genc Gjokuatj në postimin e tij
Në një postim në rrjetet sociale, Gjokutaj bënte thirrje për revoltë të armatosur, pasi sipas tij diktaturat nuk mund të rrëzohen me ndryshime në kodin zgjedhor, duke iu referuar votimit të djeshëm në Kuvend. Gjokutaj bënte thirrje për dhunë e mosbindje ndaj punonjësve të policisë, si dhe për vrasjen e patronazhistëve dhe thyerjen e sporteleve. Pak ditë më parë për thirrje të ngjashme, për përdorimin e armëve, u vu nën hetim dhe avokatja tjetër në radhët e opozitës, Adriana Kalaja. Hetimet ndaj saj nisën për veprën penale të kanosjes./ZËRI