Aktualitet

“Vrisni çdo patronazhist, rrihni çdo polic…”, avokati i Berishës thirrje për revoltë: Thyeni çdo sportel

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Gjokutaj shprehet se diktaturat nuk rrëzohen me zgjedhje por me revoltë

E.K
“Vrisni çdo patronazhist, rrihni çdo polic…”,
Genc gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, dhe njëherësh simpatizant i Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, ka bërë një thirrje të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se diktaturat nuk mund të rrëzohen me kode zgjedhore, duke iu referuar ndryshimeve të miratuara dje në parlament. Gjokutaj bën thirrje për revoltë dhe për dhunë e mosbindje ndaj punonjësve të policisë.

Postimi i plotë:

"Te dashur Shqiptare!

Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh!

Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!

Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!

Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!

Dilni nga shtepite sot!

Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!

Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!

Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!

Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje".

Pak ditë më parë për thirrje të ngjashme, për përdorimin e armëve, u vu nën hetim dhe avokatja tjetër e famshme në radhët e opozitës, Adriana Kalaja. Hetimet ndaj saj nisën për veprën penale të kanosjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB