Aktualitet

Shfrytëzonte disa vajza për prostitucion në lokalin e saj, pranga tutores në Tiranë

Në pranga ka rënë dhe një prej vajzave që kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës

E.K
Shfrytëzonte disa vajza për prostitucion në lokalin e saj, pranga
Parate e sekuestruara

TIRANË- Një rast prostitucioni është goditur së fundi nga policia e Tiranës, ndërsa në pranga ka rënë një 52-vjeçare, e cila shfrytëzonte disa vajza në lokalin e saj. Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga dhe një prej vajzave që kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Gjatë operacioni janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se në pranga është vënë tutorja Lindita Skura, dhe 20-vjeçarja Mimoza Braçe.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Red light", nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonte disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.  

Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Red light".

Në kuadër të këtij operacioni:: u arrestua shtetasja L. S., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostiucionit", dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion"; u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucioni"; u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën "Kastriotët", në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Poll

MOS HUMB