Aktualitet

“Pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës”/ Adriana Kalaja nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

Juristja, ish-kandidate për Bashkinë e Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, tani do të hetohet nga Prokuroria, për shkak një kërcënimi publik që ka bërë ndaj kryeministrit Edi Rama.

k.m.
“Pistoletën ia kam vënë në kokë Edi
Adriana Kalaja

TIRANË- Një deklaratë publike, e ka vendosur nën hetim avokaten e njohur Adriana Kalanë. Juristja, ish-kandidate për Bashkinë e Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, tani do të hetohet nga Prokuroria, për shkak një kërcënimi publik që ka bërë ndaj kryeministrit Edi Rama. Ditën e djeshme në protestën e opozitës përballë Bashkisë së Tiranës, ajo iu referua një fotoje të publikuar nga mediat, teksa ajo bën qitje në poligon. 

"Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës,"-tha Kalaja.

E pikërisht për këtë deklaratë që ka bërë, Policia ka nisur hetimet për kanosje për shkak të detyrës ndaj kryeministrit Edi Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB