
TIRANË- Një amendament i ri është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për t'ju bashkangjitur drafit të Kodit Zgjedhor. Disa deputete gra kanë inicuar amendamentin për të garantuar kuotën zgjedhore dalëse nga listat. Shkresa është firmosur nga 26 deputete gra, të cilave u janë bashkuar edhe krerët e grupeve parlamentar, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi.
"Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke fillaur nga kreu i listës një në tre emra të saj t'i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirendisur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi,"-shkruhet në amendamendin e depozituar sot në Kuvend.
AMENDAMENDI:
Deputetët që kanë firmosur:
Etilda Gjonaj
Dhurata Cupi
Lindita Nikolla
Elisa Spiropali
Albana Vokshi
Edona Bilali
Antoneta Dhima
Evis Kushi
Lindita Metaliaj
Merita Bakiu
Lindita Buxheli
Gerta Duraku
Ina Zhupa
Pranvera Resulaj
Andia Ulliri
Klodiana Spahiu
Mirela Pitushi
Teuta Ramaj
Hatixhe Konomi
Dasantila Tahiraj
Eni Zake
Luljeta Bozdo
Tatjana Piro
Bled Çuçi
Gazment Bardhi
Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua. Ndërkohë që në draft propozohet që listat të hapen në 2/3, ndërsa 1/3 do të përbëhet nga kandidatë që do të zgjidhen nga kryetari i partisë./ZËRI