Aktualitet

Vranë Kleo Gërdhuqin në stanin e tij në Vlorë në vitin 2007, dëhohen me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij

Kleo Gërdhuqi u vra në stanin e tij pas një sherri për kullotat në fshatin Bestrovë në vitin 2007.

f.t
Vranë Kleo Gërdhuqin në stanin e tij në Vlorë në
foto ilustruese

VLORË-Gjykata e Apelit ka dënuar me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij, për vrasjen e Kleo Gërdhuqit në 2007.  Kleo Gërdhuqi u vra në stanin e tij pas një sherri për kullotat në fshatin Bestrovë në vitin 2007. Ata akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

NJOFTIMI:

Në përfundim të gjykimit, më datë 24.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si vijon: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve  luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

3. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit F. T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve  luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

6. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit V. O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB