Aktualitet

‘Më ka rrahur edhe pse jam shtatzënisë’/ 16-vjeçarja në Pogradec denoncon bashkëjetuesin

Adoleshentja, vetëm 16 vjeç, tregoi në Policinë e Shtetit se bashkëjetuesi i saj e mbante të mbyllur në banesën e tij në Roskovec, ku edhe e dhunonte.

k.m.
‘Më ka rrahur edhe pse jam shtatzënisë’/
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 20-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit pasi akuzohet ka dhunuar sistematikisht për 20 muaj me radhë bashkëjetuesen e tij të mitur. Adoleshentja, vetëm 16 vjeç, tregoi në Policinë e Shtetit se bashkëjetuesi i saj e mbante të mbyllur në banesën e tij në Roskovec, ku edhe e dhunonte. Madje, e mitura prentodoi se 20-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe gjatë muajve të shtatzënisë.

E mitura u ka treguar oficerëve të policisë se para një jave është larguar nga banesa e bashkëjetuesit tek prindërit e saj dhe nëpërmjet telefonit i ka rrëfyer atij se do të abortojë fëmijën.

Njoftimi i policisë:

Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një 20 vjeçar me banim në Roskovec pasi ndaj tij ka një padi nga bashkëjetuesja 16 vjeçare me inicialet V.T, e cila sipas policisë lokale pretendon se është dhunuar sistematikisht prej muajsh nga 20 vjeçari M.Ç madje edhe gjatë muajve të shtatzënisë.

16 vjeçarja V.T ka bërë me dije para oficerit të policisë së komisariatit Pogradec se para një viti është larguar nga banesa e saj për të bashkëjetuar me 20 vjeçarin në Roskovec të Fierit, pa dijeninë e prindërve. Gjithnjë sipas saj, bashkëjetuesi e ka mbajtur me forcë brenda ambienteve të shtëpisë duke mos e lejuar të dalë jashtë banesës për asnjë moment, madje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB