Aktualitet

Tentoi të vrasë një maroken pas sherrit për drogën, arrestohet shqiptari në Itali! Lëvizte me dokumenta rumune

Sipas autoriteteve shqiptari ka tentuar të vrasë një maroken pas një sherri për shpërndarjen e drogës. Ngjarje e ndodhur në tetor 2023.

E.K
Tentoi të vrasë një maroken pas sherrit për drogën,
Pamje nga kontrolli i policisë

ITALI- Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar nga policia italiane pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Sipas autoriteteve shqiptari ka tentuar të vrasë një maroken pas një sherri për shpërndarjen e drogës. Ngjarje e ndodhur në tetor 2023.

Ai u arrestua rastësisht gjatë një kontrolli të policisë. Fillimisht ai ka deklaruar se ishte shtetas rumun, duke treguar në celularin e tij një fotografi të një leje drejtimi dhe kartë identiteti, të cilat më pas u konstatuan se ishin false. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte një emër i njohur për Policinë pasi kishte rekorde kriminale.

Në muajt e parë të vitit kishte një denoncim kundër tij për armëmbajtje pa leje. Të dhënat kriminale duket se janë kryer nga ai edhe si i mitur, por jashtë Bashkimit Evropian, siç raportoi ai vetë. Shqiptari është dërguar në burg, ndërsa pritet që të dalë para drejtësisë për tu njohur me akuzat që rëndojnë mbi të./ZËRI

Poll

MOS HUMB