Aktualitet

Tentoi të vrasë me gërshërë një person, arrestohet 28-vjeçari (Emri)

28-vjeçari mësohet se ka tentuar të vrasë një person me gërshërë hekuri, gjatë një sherri në një lokal, për motive të dobëta.

D.XH
Tentoi të vrasë me gërshërë një person, arrestohet
Policia e Elbasanit

ELBASAN – Policia në Elbasan ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi ishte në kërkim për tentativë vrasje në një lokal në qytet. I arrestuari Arnold Bezati ka goditur me mjet prerës në lokal 37-vjeçarin Marsel Tabaku, banues në Elbasan. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri është paraqitur menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar mjetin prerës, duke e dërguar në Prokurori si një provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet prerës, një 37-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe shoqërohet 28-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (gërshërë hekuri).

Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar menjëherë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen "Dyli Haxhire". I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB