Aktualitet

Stuhia në Palasë, tre vajza bllokohen në det me kanoe! I shpëton Policia Kufitare

Për shkak të motit të keq dhe dallgëve të forta, vajzat nuk kanë mundur të rikthehen në breg, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë Kufitare.

M.K.
Stuhia në Palasë, tre vajza bllokohen në det me kanoe! I
FOTO

PALASË- Stuhia dhe reshjet e dendura të shiut që përfshinë këtë të premte zonën e Palasës kanë vënë në vështirësi tre vajza, të cilat ndodheshin në det me kanoe. Për shkak të motit të keq dhe dallgëve të forta, vajzat nuk kanë mundur të rikthehen në breg, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Policisë Kufitare.Forcat kufitare janë nisur me skaf drejt zonës ku ndodheshin tre vajzat dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të sigurt.

Në pamjet e siguruara duket moti i përkeqësuar, shiu i rrëmbyeshëm dhe skafi i Policisë Kufitare që tërheq kanoen me tre vajzat drejt bregut.

Njoftim:

Gjatë patrullimit në sektorin e Palasës, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan 3 shtetase që kishin dalë në det me kanoe dhe, për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira në det, rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u shkuar në ndihmë dhe duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pa rrezik për jetën.

Të tre shtetaset ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare apelojnë për të gjithë pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe detare dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB