Aktualitet

Konsultimi për Reformën Territoriale, banorët e Pirgut dhe Vreshtasit kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë Maliq

Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit me Bashkinë Korçë, duke theksuar se ndryshimi i propozuar nga Partia Soialiste nuk adreson problemet konkrete me të cilat përballat zona e Maliqit.

l.k
Konsultimi për Reformën Territoriale, banorët e Pirgut dhe
Foto nga mbledhja

MALIQ- Në Njësinë Administrative Pirg dhe Vreshtas në Maliq janë zhvilluar sot dëgjesat publike, në kuadër të konsultimit për Reformën e re Territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë.

Përfaqësuesit vendor, nga Këshilli Bashkiak i Maliqit kanë diskutuar me banorët e këtyre dy njësive lidhur me propozimet që kanë për reformën. Banorët e Pirgut dhe Vreshtasit, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit me Bashkinë Korçë, duke theksuar se ndryshimi i propozuar nga Partia Soialiste nuk adreson problemet konkrete me të cilat përballat zona e Maliqit.

Mesohet se anëtarët e Këshillit Bashkiak do të bëjnë publike qëndrimet e banorëve, të cilat do të dokumentohen dhe më pas të kalohen në Këshill, në mënyrë që të merren në konsideratë për qëndrimin zyrtar mbi reformën e propozuar.

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në draftin e saj propozon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas demokratëve, shtimi i numrit të bashkive do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe një menaxhim më efikas të territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB