foto nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Është përfshirë nga flakët një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmani”, ku zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, dhe flakët kanë përfshirë një pjesë të kuzhinës.
View this post on Instagram
Menjëherë pasi njoftimit, shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në kohë në vendngjarje ku ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të përhapuar në apartament, ku kanë shpëtuar dy dhoma të tjera. Sipas informacionece, nuk raportohet për persona të lënduar./ZËRI
Poll