Aktualitet

Divjaka kundër bashkimit me Lushnjen, këshilli bashkiak nis dëgjesat për reformën teritoriale

Në këtë mbledhe është ngritur edhe një komision prej shtatë anëtarësh, i cili do të organizojë dëgjesa me banorët në pesë njësitë administrative: Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.

M.K.
Divjaka kundër bashkimit me Lushnjen, këshilli bashkiak nis
Këshilli bashkiak divjakë

DIVJAKË- Këshilli bashkiak i Divjakës ka kundërshktuar propozimin për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Lushnjen. Për këtë arsye është zhvilluar një mbledhje ditën e sotem, ku këshilltarët kanë kërkuar që Divjaka të vijoj të funksionoj si bashki më vete. Në këtë mbledhe është ngritur edhe një komision prej shtatë anëtarësh, i cili do të organizojë dëgjesa me banorët në pesë njësitë administrative: Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.

Këshilltarët kanë paraqitur argumentet e tyre kundër bashkimit me Bashkinë e Lushnjes, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po trajtohet propozimi për ndarjen e re territorial. Këshilltarët ju drejtuan kryetarit të Bashkisë Josif Gorrea, se çfarë ndodhi në takimin me Kryeministrin Edi Rama për reformen e ndarjes së re territoriale në Kuç të Vlorës. Kryetari i cili ka qenë kundra shkrirjes së bashkisë, theksoi se nuk ka marrë përgjigje se çfarë fitojnë qytetarët nga kjo ndarje territoriale./ZËRI

Poll

MOS HUMB