Aktualitet

76-ditë protestë! Qytetarët në shesh, protestës i bashkohet edhe diaspora

Fillimisht, shqipëtarët e diasporës u mblodhën pranë ish-stacionit të trenit në Tiranë, nga ku më pas marshuan drejt sheshit “Skëndërbej”.

M.K.
76-ditë protestë! Qytetarët në shesh, protestës i
Foto nga protesta

TIRANË- Në ditën e 76-të të protestës, qytetarët janë mbledhur sërisht në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa sot protestës i janë bashkuar edhe shqipëtarë nga diaspora. Fillimisht, shqipëtarët e diasporës u mblodhën pranë ish-stacionit të trenit në Tiranë, nga ku më pas marshuan drejt sheshit “Skëndërbej”. Ku më pas do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë dukë përshkuar bulevarditn “Dëshmorët e Kombit” me pankarta, flamuj kuq e zi dhe thirrje të ndryshme.

Në protest janë bërë bashkë qytetarë të grupmoshave të ndryshem, të bashkuar për një qëllim të përbashkët. Ashtu si në 75 ditët e mëparshme të protestës, edhe sot pritet të mbahen fjalime përpara godinës së Kryeministrisë.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB