Aktualitet

'Sterilizimi', Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rrapajt

Në Strukturën e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shkuar për t'u marrë në pyetje për orë me radhë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, por ndaj tij ende nuk ka asnjë masë. 

k.m.
'Sterilizimi', Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Klodjan
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e Klodjan Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Saimir Kadiu, Argjen Gjata ,Genc Burazeri, Marsela Serjani lidhur me dosjen e sterilizimit. Të akuzuarit kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë, e cila iu rrëzua edhe në shkallët e tjera të gjyqsorit. Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të Sterilizimit, do të vazhdojnë me masën “arrest në burg”, ndërsa Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, në "arrest shtëpie". Përveç tyre, ndryshimin e masës "detyrim paraqitje" kërkuan ta ndryshimin edhe Arben Gjata dhe Genc Burazeri, por as kërkesa e tyre nuk u pranua.

Për llogari të këtij hetimi, më 17 gusht 2023 SPAK arrestoi ish-zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të Sterilizimit. Hetimet vazhdojnë, pasi edhe në janar të këtij viti oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë shkuar në paraburgim Klodian Rrepaj, për ta pyetur për dosjen e koncesionit 100 mln dollarësh. Në Strukturën e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shkuar për t'u marrë në pyetje për orë me radhë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, por ndaj tij ende nuk ka asnjë masë. 

Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga 'Nisma Thurje' dhe Partia Demokratike. Denoncuesit pretendonin se kontratat e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale firmosur mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Service” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik. Një auditim i KLSH nxori se pajisjet me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë. Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i kërkoi prokurorisë të shtrinte hetimet edhe tek ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani në lidhje me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB