Aktualitet

Shqiptari plagos me sëpatë policin grek

Efektivët policorë shkuan në banesën e shqiptaarit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër

D.XH
Shqiptari plagos me sëpatë policin grek
Policia greke

ATHINË- I pazakontë ka qenë aarrestimi i një shqiptari në Neo Kozmos, Athinë, që ka plagosur një efektiv policie me sëpatë, teksa këta të fundit kishin shkuar për ta arrestuar.

Gjithçka ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:30 minuta, kur autoritetet kanë marrë një denoncim se një person në rrugën Theoklitou kishte qëlluar me armë në ajër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policët grekë, ku në banesë ndodhej gruaja e shtëpisë dhe djali, të cilët ishin në gjendje shoku e të rënduar, raportojnë mediat helene.

Me të mbërritur policia, 46-vjeçari me origjinë shqiptare ka hyrë në shtëpi dhe ka nisur të shikojë se çfarë po ndodhte, i fshehur pas një perdeje.

Më pas, sipas informacioneve, efektivët e policisë DIAS kanë bërë sikur janë larguar nga vendi i ngjarjes, por dy prej tyre kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, duke pritur që autori të dilte sërish.

Dhe kështu ndodhi. Burri doli në ballkon, por në vend të armës,  mbante një sëpatë të madhe. Me të parë policët i ka sulmuar dhe ka plagosur lehtë njërin prej tyre në dorë e më pas është arrestuar. Burrit iu gjet arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër dhe një sasi kanabisi indian./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB