Aktualitet

Vetëm 27 studentë! Matematika, Fizika dhe Kimia rrezikojnë të mbyllen në UT

Vetëm 27 studentë në 3 degët që dikur shiheshin si ‘peshat e rënda’ të arsimit

E.K
Vetëm 27 studentë! Matematika, Fizika dhe Kimia rrezikojnë
Foto ilustruese

TIRANË- 3 degë të rëndësishme rrezikojnë që të mbyllen në Universitetin e Tiranës, më i madhi në vend, për shkak të interesit të pakët të studentëve për t’u regjistruar.

Në degët e Matematikës, Fizikës dhe Kimisë deri më tani vetëm 27 studentë janë regjistruar.

Shifrat e deritanishme tregojnë se në degën e Matematikës janë regjistruar vetëm 14 studentë, në Fizikë 7 studentë, ndërsa në Kimi vetëm 6 edhe pse vitin e kaluar ka patur 100 kuota që janë plotësuar.

Nga rreth 30 mijë maturantë, 1/3 e tyre kanë aplikuar për studimet e larta jashtë vendit, ose kanë zgjedhur që të mos vazhdojnë Universitetin.

Këtë vit është vënë re një rritje e numrit të studentëve që kanë zgjedhur degët e shpallura prioritare nga qeveria, kryesisht që i përkasin Universitetit Bujqësor, ku të gjithë të rinjtë do të marrin dhe një bursë të përmuajshme, e barabartë me pagën minimale në Shqipëri./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB