Aktualitet

'Shkatërrohet' klani i 2 vëllezërve nga Dibra, futën qindra ton kokainë e hashash në Itali, kishin blerë edhe nëndetëse

Grupi i trafikut të drogës drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, që deri më tani nuk janë identifikuar me emër.

k.m.
'Shkatërrohet' klani i 2 vëllezërve nga Dibra,
Pamje nga aksioni i Policisë

ITALI- 2 vëllezër nga Dibra dhe dy të rinj të tjerë, një nga Vlora dhe një nga Tirana janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni antidroge mes Shqipërisë dhe Italisë. Grupi i trafikut të drogës drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, që deri më tani nuk janë identifikuar me emër. Në Itali janë kapur 6 persona, ndërsa tre të tjerë janë kapur jashtë vendit fqinjë, por nga mediat italiane nuk bëhet me dije se në cilin shtet u arrestuan anëtarët e tjerë të grupit. Kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, e nga Holanda futej në Itali, më konkretisht në Torino dhe në Frosinone, atje ku grupi kishte bazën. 

"Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car ëash”. Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike. Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë. Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim,"-ka bërë me dije Policia e Shtetit. 

Më shumë detaje kanë dhënë mediat italiane, të cilat ndanë pamjet e aksionit. Ajo që bie në sy nga aksioni është fakti që trafikantët po testonin një nëndetëse e vogël, në një liqen në Itali, mjet i cili mund të pilotohej nga distanca për ta përdorur për të trafikuar në të ardhmen lëndën narkotike.

PAMJET NGA AKSIONI I POLICISË:

Grupi kriminal mësohet se vepronte për trafikun e narkotikëve në shtete si Ekuador, Belgjikë, Francë, Spanjë dhe Itali, ndërsa dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine dhe hashashi. Me paratë që kishin mbledhur nga trafiku i drogës kishin hapur lavazhe, ku rekurtonin të rinjtë për t'u bërë pjesë e bandës. "Të rinjtë" kishin detyrë dhe qëllim, mbajtjen, transportin dhe shitjen e lëndës narkotike në territorin italian, kryesisht në Torino dhe Frosinone. Por struktura cedoi në një prej hallkave të saj, pasi nga hetimet e autoriteteve italiane, të kryera prej nëntorit 2021 deri në fund të vitit 2022, u kapën disa ngarkesa droge dhe sekuestruan mbi 204 kilogramë, përfshirë kokainë dhe hashash. Kokaina u zbulua se vinte nga Ekuadori, duke kaluar nga Holanda, ndërsa kanabisi nga Spanja dhe Franca. Droga fshihej në makina të pajisura me dysheme të dyfishta, të bëra vetë, por me blerjen e re, duket se kishin vendosur që shfrytëzonin edhe mundësitë e tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB