
TIRANË- Përdorimi i cigareve elektronike është kthyer në një shqetësimin për shoqërinë tone! Ky është përfundimi në të cilin ka dalë Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, në një përgjigje për ZËRI-n. ZËRI zhvilloi intervista me nxënës, mësues e prindër duke nxjerrë konkluzionin se adoleshentët e nxënësit e sotëm janë të rrezikuar përballë cigareve elektronike, vape apo IQOS, kryesisht nga mungesa e informacionit që kanë.
Për këtë arsye, ZËRI nisi një kërkesë për një informacion zyrtar nga institucionet përkatëse. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar e pranon fenomenin por shton se nuk janë raportuar nga drejtuesit e institucioneve arsimore, raste të nxënësve të pajisur me cigare IQOS apo vape.
Gjithashtu, në përgjigjen zyrtare theksohet se periodikisht zhvillohen takime me nxënës me qëllimin uljen e ekspozimit të tyre ndaj varësisë së lëndëve narkotike dhe pasojave të mundshme të të gjitha substancave të dëmshme duke përfshirë edhe cigaret elektronike. Sipas Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, veprimtari për rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit zhvillohen edhe me prindërit e mësuesve për të identifikuar shenjat e përdorimit të substancave të dëmshme (përfshi cigaret elektronike) nga fëmijët.
Përgjigjia për ZËRI-n:
Përdorimi i cigareve elektronike është një fenomen i njohur kohët e fundit në vendin tonë duke u kthyer në një shqetësimin për shoqërinë tonë. Në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar nuk janë raportuar nga drejtuesit e institucioneve arsimore, raste të nxënësve të pajisur me cigare IQOS apo vape. Institucionet arsimore parauniversitare në bashkëpunim me mësuesit , punonjësit e shërbimit psikosocial dhe oficerët e sigurisë, kanë planifikuar, si pjesë të veprimtarisë vjetore, takime ndërgjegjësuese me nxënësit për informimin e vazhdueshem lidhur me rrezikun e substanave të dëmshme dhe atyre të ndaluara. Gjithashtu periodikisht zhvillohen takime me nxënës me qëllimin uljen e ekspozimit të tyre ndaj varësisë së lëndëve narkotike dhe pasojave të mundshme të të gjitha substancave të dëmshme duke përfshirë edhe cigaret elektronike. Veprimtari për rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit zhvillohen edhe me prindërit e mësuesve për të identifikuar shenjat e përdorimit të substancave të dëmshme (përfshi cigaret elektronike) nga fëmijët dhe rritjen e vëmendjes ndaj të gjitha problemeve që prekin fëmijët dhe të rinjtë sot.
Dy javë më parë, pas një vëzhgimi në distancë, ZËRI shkoi pranë një prej gjimnazeve publike në kryeqytet dhe vuri re që po ndjekin trendin dhe janë orientuar drejt cigareve elektronike, duke marrë parasysh edhe faktin që lejohet të konsumohet edhe në ambiente të mbyllura.
Përmes disa pyetjeve, zbuluam dhe se shumë prej tyre janë konsumues.
ZËRI ka raportuar gjithashtu që në shumë mbledhje me prindër në kryeqytet, mësuesit bëjnë apel për më shumë kontroll e më shumë sensibilizim të fëmijëve ndaj rrisqeve që po ekspozohen, pasi gjatë gjithë kohës sekuestrohen IQOS dhe vape që u gjenden në çanta.
-
IQOS, njësoj i rrezikshëm sa cigaret tradicionale
3 Maj, 14:20 -
IQOS, trendi që po mbush gjimnazet e Tiranës
1 Maj, 13:32