Aktualitet

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja: Erdgysi i bënte bllok Almës kur dilte nga shtëpia!

Sipas Hoxhës, Erdgysi kur dilte nga shtëpia i bënte bllok Almës që kjo e fundit të mos e shqetësonte, ndërsa shton se Arrazi, i ka djegur dhe rrobat e të shoqës pasi ajo ishte larguar nga banesa.

E.K
Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja: Erdgysi i bënte bllok Almës
Erdgys dhe Alma Arrazi

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën ku dyshohet se Alma Arrazi u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e mitur, dy vajzat dhe djalin. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Alma dhe Erdgys Arrazi kanë pasur një jetë bashkëshortore të pashëndetshme, sidomos vitin e fundit, ku Alma ishte larguar dhe nga banesa, por ishte rikthyer sërish me shpresën se Erdgysi do ndryshojë dhe nuk do të takohet më me të dashurës, e cila ishte shumë vite më e re se ai. Sipas Hoxhës, Erdgysi kur dilte nga shtëpia i bënte bllok Almës që kjo e fundit të mos e shqetësonte, ndërsa shton se Arrazi, i ka djegur dhe rrobat e të shoqës pasi ajo ishte larguar nga banesa. Po ashtu në lidhje me hetimet, gazetarja shprehet se ka dhe disa kamera të tjera në dy biznese në zone ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja që Prokuroria ka kërkuar që të sekuestrohen.

Anila Hoxha: Erdgysi ka djegur rrobat e Almës pasi ajo ishte larguar nga shtëpia, kjo është provuar edhe nga prokuroria. Erdgysi, sa herë dilte nga banesa i bënte bllok Almës, që të mos e shqetësonte. Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i thoshte “pse nuk më tregove që më kishte parë”. Nuk është pyetur vetëm kunata në prokurori, por edhe babai, motra dhe vëllai i Almës. Erdgysi ka fshirë nga telefoni të gjitha bisedat me Almën që kishte kryer prej 1 muaji. Alma magjithatë shpresonte se do ia dilte të ruante familjen. Për sa kohë ajo ka shpresuar dhe e ka falur, ka vazhduar të qëndrojë deri sa e ka parë me të dashurën. Alma kishte lidhje të fortë me kunatën, ajo është e tronditur. Ka kamera të tjera të sekuestruara, që i kanë kaluar prokurorisë. Janë dy biznese të tjera ku është bërë kërkesë që të administroheshin kamerat e sigurisë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Trupat e dy vajzave dhe djalit janë varrosur pranë familjes të të atit në Shkodër, ndërsa e ëma e tyre prihet në Durrës pranë familjarëve të saj. Por Erdgys Arrazi ende ndodhet në burg pasi akuzohet se ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB