
FIER- Vrasja e policit në Fier është zbardhur por kur kanë më shumë se 24 orë nga ngjarja, autori ende nuk është kapur. I riu, Azgan Mërnica është ende në arrati, por tani kërkimet për kapjen e tij janë shtrirë në Gjirokastër edhe në Tepelenë. Kjo për shkak se ka dyshime se mund të tentojë që të kalojë kufirin dhe të largohet për në Greqi. Kërkimet e Policisë janë zhvendosur për shkak se një person i ngjashëm fizikisht me 23-vjeçarin është parë në Gjirokastër, megjithatë nuk ka asgjë të vërtetuar se personi në fjalë është Mërnica.
Kërkime për të janë zhvilluar edhe në Vlorë, madje që pak orë pas vrasjes, por po dje ka pasur të dhëna se i riu po fshihej në zonën e Apollonisë. Megjithatë, pavarësisht aludimeve, ende nuk ka asnjë informacon të saktë për vendndodhjen e të riut.
Mërnica, pasi ka qëlluar me plumb në kokë Cenalian, autori është larguar me një makinë ngjyrë blu, të cilën më pas e ka lënë tek shtëpia e dajës dhe është arratisur. Efektivi që mbeti i vrarë kishte rreth një muaj që ishte martuar, ndërsa momentin kur ndodhi ngjarja ishte duke ikur në punë pasi ishte turni i dytë. Deri më tani vrasja dyshohet të ketë ardhur pas një sherri të çastit për kalimin në një rrugë të ngushtë./ZËRI